Lajme
De Biazi optimist: Shqipëria do të kualifikohet edhe në botëror
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Giani De Biazi, ka folur për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”, tha se Shqipëtria do të kulaifiokohet edhe në Botërorin “Rusia 2018”
Trajneri italian që po drejton për disa vjet Kombëtaren e Shqipërisë, Giani De Biazi shprehet optimist se Shqipëria do të kualifikohet edhe për Botërorin 2018 që do të mbahet në Rusi. Duke folur për emisionin “Tutti Convocati” në “Radio 24”, ai u shpreh optimist për kualifikimin, ndërsa nuk harroi as batutat për Italinë dhe Spanjën, se cila prej këtyre dy ekipeve do të shkojë në fazën e play-off-it.
“Pushimet sapo i mbarova, jam gati të rifilloj aventurën e re, e re si mënyrë shprehjeje, me Shqipërinë dhe të shohim se çfarë ndodh në kualifikueset e Botërorit duke pasur parasysh se kemi përballë Spanjën dhe Italinë dhe kualifikohet vetëm një direkt dhe tjetra shkon në play-off. Të shohim cila nga të dyja kalon në play-off. Si batutë nuk është aq keq, të shohim se kush mes tyre shkon ne play-off sepse ne kualifikohemi (qesh). Shpresojmë të kemi vazhdimësi”, tha De Biazi.
Fillimisht Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Marokun më 31 gusht në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi” në Shkodër. Ndërsa siç raporton Express, grumbullimi i lojtarëve do të nisë më 29 gusht dhe ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit do të luhet ndaj Maqedonisë më datën 5 shtator.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë











