E-Diaspora
Debat i frytshëm në Hamburg, me pjesëmarrjen e tre ambasadorëve
Përmes këtij takimi u trajtuan tema të ndryshme si dhe u mundësua një njohje me njëri-tjetrin brenda për brenda komunitetit shqiptar dhe institucioneve të ndryshme që veprojnë në Hamburg
Nën udhëheqjen e organizatës ODA Hamburg u organizua për herë të parë një debat publik me tre ambasadorët: atë të Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut si dhe të Republikës së Kosovës.
Përmes këtij takimi u trajtuan tema të ndryshme si dhe u mundësua një njohje me njëri-tjetrin brenda për brenda komunitetit shqiptar dhe institucioneve të ndryshme që veprojnë në Hamburg, thuhet në një postim të kësaj organizate, të shpërndarë në Facebook.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Konsulli i ri i Republikës së Kosovës në Hamburg, Gramos Begolli si dhe Sami Musa, kandidat me origjinë shqiptare nga radhët e SPD-së, i cili garon në zgjedhjet e Landit të Hamburgut.
Në sallën, e cila ishte e mbushur deri në vendin e fundit, mbretëroi një atmosferë mbresëlënëse, ku u zhvillua një debat shumë konstruktiv nga të gjithë të pranishmit, tranmeton albinfo.ch.
ODA Hamburg e.V. do të vazhdojë të planifikojë edhe në të ardhmen mbrëmje të tilla unike. Ajo falënderon të gjithë pjesëmarrësit, të cilët erdhën nga vende të ndryshme të pjesës veriore të Gjermanisë.
Një falënderim i veçantë për tre Ambasadorët, S.E. Artur Kuko, S.E. Nazifi Ramadani si dhe S.E. Beqë Cufaj, thuhet në fund të postimit.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave
















