Kosova
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
Debati (në gjuhën angleze) do të moderohet nga Prof. Dr. Christoph Frei, profesor i njohur i Shkencave Politike me ekspertizë në Çështjet Ndërkombëtare
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të St. Gallenit, më 31 tetor organizon një mbrëmje debati publik me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi nderin të mirëpresim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në Universitetin e St. Gallenit. Veprimtaria e titulluar “Investimi në të ardhmen e Kosovës: Roli i politikës dhe ekonomisë në formësimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave për gjeneratën e ardhshme”, do të mbahet më 31 tetor, në orën 19:00. (dyert hapen në orën 18.00), thuhet në njoftim.
Debati do të moderohet nga Prof. Dr. Christoph Frei, profesor i njohur i Shkencave Politike me ekspertizë në Çështjet Ndërkombëtare.
Të interesuarit luten të regjistrohun duke përdorur lidhjen më poshtë ose të skanojnë kodin QR në sllajde. Ngjarja do të mbahet në gjuhën angleze dhe është e hapur për të gjithë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë











