CH-Ballkani
Debat në Zvicër mbi të drejtën zakonore shqiptare: Kanuni është më shumë se vetëm gjakmarrja
Krijuesi dhe përkthyesi Bardhec Berisha prezantohet në këtë emision si përkthyes në gjermanishte i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, i cili do të promovohet të shtunën, më 25 mars në Lucern
Në magazinën “Rendezvouz” të radios së transmetuesit publik të Zvicrës SRF, të mërkurën është emetuar një emision mbi Kanunin shqiptar, dokumentin e të drejtës zakonore.
Krijuesi dhe përkthyesi Bardhec Berisha prezantohet në këtë emision si përkthyes në gjermanishte i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, i cili do të promovohet të shtunën, më 25 mars në Lucern, transmeton albinfo.ch. Mbi pesë vite thotë Berisha të ketë punuar për përkthimin e “1263 paragrafëve të Kanunit, nga një shqipe e vjetruar, rurale në gjermanishten moderne”. Edhe vetë ky numër (1263) tregon se gjakmarrja është vetëm një pjesë e vogël e Kanunit.
Përveç gjakmarrjes aty gjejmë kapituj mbi familjen, mbi martesën, të drejtën trashëgimore, të drejtën pronësore, atë të kompensimit, për të numëruar vetëm disa prej tyre. Kanuni është, sipas Bardhec Berishës, një pararendës i të drejtës moderne. “Disa gjëra që i gjejmë në Kanun, sot përfshihen në kushtetuta të ndryshme”.
Por edhe shikuar nga aspektet jashtë juridike, në kanun fshihen përmbajtje që edhe sot kanë rëndësi, shton Bejtije Haxhosaj. Ajo ka ardhur në Zvicër nga Prishtina para 16 vitesh. “Ajo që mua më lidh me kanunin është pohimi se familja është më e shenjta. Dhe po ashtu mikpritja dhe nderi janë shumë të rëndësishme”, thotë Haxhosaj.
Ndërsa Berisha rrëfen se ideja për të bërë përthimin e kanunit i ka ardhur kur ka lexuar në shtypin zviceran kryetituj mbi vrasjet nga hakmarrja që janë bërë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. “Drejtësia e dyfishtë në Zvicër” ka qenë një titull i tillë që e ka prekur shumë atë.
Berisha citon nga kapitulli i mikpritjes: “Shtëpia e shqiptarit i takomn zotit dhe mikut”. Dhe: “Miku duhet të nderohet: bukë, kripë e zemër”.
Nga bashkëbisedimi me Berishën dhe një grup tjetër shqiptarësh del përfundimi se Kanuni nuk bën që thjesht të satanizohet dhe të kufizohet në gjakmarrje, transmetzon albinfo.ch. Kjo për faktin se e drejta zakonore ka edhe shumë anë pozitive, thotë Rashit Rashiti. Por, shton ai: “Për mua sot Kanuni është vetëm një libër kulture. Unë mendoj se populli shqiptar, kudo që ndodhet në botë, kanunin duhet t`ia lë të kaluarës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit














