Lajme
Dëbim masiv nga Gjermania për Kosovë e Shqipëri
Gjermania gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm, ka caktuar 11 fluturime për riatdhesimin e azilkërkuesve kosovarë dhe shqiptarë
Republika e Gjermanisë e ka shprehur vendosmëri për t’i kthyer të gjithë azilkërkuesit e Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë deri në fund të këtij viti. Madje Berlini zyrtar ka caktuar edhe agjendën e fluturimeve për kthim, duke aranzhuar tashmë 11 fluturime me avionë charter gjatë këtij muaji dhe muajit shtator.
Ambasada Gjermane publikoi datat kur do të bëhet kthimi i tyre gjatë muajit gusht dhe shtator 2015. sipas këtij njoftimi, 11 fluturime janë pacaktuar për kthimin në atdhe të 770 azilkërkuesve shqiptarë, 700 kosovarë dhe 70 serbë, të cilëve u është refuzuar azili në Gjermani.
Më 20.08.2015 do të kthehen rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë; 26.08.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë; 02.09.2015 rreth 70 shqiptarë; 03.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë; 10.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë; 15.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 maqedonas; 16.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 serbë; 17.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë; 22.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë; 29.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe më 30.09.2015 rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër Pas një jave do të jetë e diela e Pashkëve. Tashmë kanë dalë parashikimet e para... -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana












