Tematike
Dëbime edhe për kundërvënie të vogla
Në reagim të rezultateve të referendumit në favor të iniciativës së SVP-UDC për dëbim të klriminelëve të huaj, Karin Keller-Suter (PLR), Këshilltare e shtetit e ngarkuar me çështjet e Policisë dhe Drejtësisë në Kantonin St.Gallen, ka thënë për të përditshmen « Le Temps » se me iniciativën, tani « është e mundur që të huajt të dëbohen për kundërvënie të vogla dhe se mundësia e manovrimit të autoriteteve do të ngushtohet. Me automatizmin e dëbimeve, do të jetë e pamundur të bëhet ankesë, sikurse ka qenë praktika e deritanishme ».
Ajo ka thënë poashtu se e ka preferuar kundër-iniciativën sepse ka qenë një zgjidhje e qartë dhe e aplikueshme. K. Keller-Suter është shprehur se socialistët nuk e ka mbështetur kundër-projektin duke i vlerësuar të kenë « bërë llogaritje të gabueshme”.
« Tani Parlamenti do të duhet ta kompletojë listën e delikteve që do të shpiejnë në mënyrë automatike në dëbim, kurse duke marrë në konsideratë vendimin e popullit, ai do të duhet të tregohet i gjerë », ka thënë K. Keller-Suter.
Këshilltarja e shtetit ka shprehur poashtu habinë e saj ndaj mos-angazhimit të organizatës të ekonomisë zvicerane « Economie-suisse » në kampanjën kundër iniciativës. « Nuk e kam kuptuar këtë sjellje të sajë. Prezenca e të huajve në Zvicër, si dhe të problemeve me të cilat ballafaqohemi ndaj një minoritetit të tyre, është pasojë e drejtëpërdrejtë e politikës së qarqeve ekonomike gjatë viteve 1970 dhe 1980. Ata kanë pasur nevojë për të huaj të pakualifikuar, dhe nuk kanë menduar se ata do të mbesin në Zvicër ».
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












