E-Diaspora
Dëbimi i dhunshëm i djaloshit 16-vjeçar shqiptar
Katër policë pa njoftim kishin ardhur dhe kishin kërkuar që ai menjëherë të riatdhesohet në Shqipëri. Policia ka marrë djaloshin dhe e solli në Munih, ku ai në orën 13:00 hipi në avion për në Tiranë
Gjermania ka vendosur që mos të ketë lëshime ndaj azilkërkuesve dhe kjo vlen edhe për ata që janë nën moshën 18 vjet, por edhe që kanë raste të ndryshme.
Kështu ndodhi edhe me 16-vjeçarin shqiptar, Gjonin (emri i ndryshuar), shkruan ‘mittelbayerische.de’.
Katër policë pa njoftim kishin ardhur dhe kishin kërkuar që ai menjëherë të riatdhesohet në Shqipëri. Policia ka marrë djaloshin dhe e solli në Munih, ku ai në orën 13:00 hipi në avion për në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Mësuesit, kujdestarët dhe ata që ishin përgjegjës, të cilët kanë jetuar me Gjonin që një vit e gjysmë ishin të tronditur. I riu shqiptar ishte duke fjetur, derisa nuk kishte mundur t’i përshëndeste as miqtë.
Gjoni kishte ikur nga Shqipëria para një viti e gjysmë. Nëna e tij ishte qëlluar nga babai. Në hakmarrje, daja i kishte vrarë vëllain Gjonit dhe e kishte kërcënuar atë. Ai kishte qenë i traumatizuar dhe ishte në trajtim mjekësor dhe në qendrën e psikiatrisë për adoleshentë.
Me ndihmën e mjekëve ai ishte stabilizuar disi. Por, ai tashmë është deportuar dhe nga të gjithë është cilësuar si gabim.
Atë në Tiranë nuk kishte dalë ta priste askush. Nga një zonë e mbrojtur dhe e sigurt, u dërgua në një vend ku nuk ka as bukë për të ngrënë.
I riu shqiptar ishte dëbuar më 23 nëntor, kurse tani jeton në gjendje të rëndë. Qendra e emigrimit po mundohen ta ndihmojnë atë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Rregullat janë të qarta, kurse procedurat e gjata.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











