Tematike
Dëbohet në Kosovë për pedofili
Këtë vendim, Gjykata Federale e ka marrë për shkak të abuzimeve të shumëfishta seksuale të tij me fëmijë
Një kosovar i moshës 55 vjeçare, në bazë të vendimit të prerë të Gjyqit Federal detyrohet të braktisë Zvicrën. Këtë vendim, instanca më e lartë e drejtësisë zvicerane e ka marrë për shkak të abuzimeve të shumëfishta seksuale të tij me fëmijë. Në këtë mënyrë gjyqi në fjalë e vërteton vendimin për dëbim të kosovarit që më parë e kishte marrë Zyra për Migracioin e St. Gallenit.
55 vjeçari ngarkohet se ka abuzuar seksualisht me thjeshtrën e tij (vajzën e gruas së tij zvicerane) dhe shoqen e saj, të dyja atëbotë dhjetë vjeçe. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Kantonit të St. Gallenit në nëntor të vitit 2008 me një dënim me kusht heqje lirie 18 muaj.
Me këtë motiv, Enti për Migracion ia kishte hequr atij lejen e qëndrimit të përhershëm (C) para tri vitesh për abuzim të shumëfishtë seksual dhe për shfrytëzim të materialeve pornografike.
Sipas gazetës “St.Galler Tagblatt, arsyeja kryesore e dëbimit të pedofilit qëndron në mbrojtjen e integritetit seksual të fëmijëve dhe të rinjve. Personi i përshkruar si pedofil përbën rrezik për recidivizëm, përsëritje të veprimeve të tij të dënueshme.
Përveç kësaj, si arsye tjera për dëbim nga Zvicra të personit në fjalë janë marrë edhe rrethanat se ai ka pasur vetëm 13 vjet qëndrimi në Zvicër, kohë kjo gjatë së cilës nuk ishte integruar as profesionalisht dhe as në shoqërinë e Zvicrës.
Po kështu, kthimi i tij në Kosovë është i mundshëm edhe për faktin se ai atje ka tri vajza të rritura dhe një banesë private, thuhet më tutje në vendimin e gjyqit federal.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit











