Lajme
Deficiti tregtar 1.5 miliardë euro
Deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të rritet dita- ditës, duke u bërë pengesë shumë serioze për zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës deri në tremujorin e tretë të kwtij viti deficiti tregtar në Kosovë arriti vlerën prej 1.5 miliardë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 13.5 për qind.
Gjatë kësaj periudhe kohore eksportet shënuan një normë vjetore të rritjes prej 12.7 për qind, duke arritur vlerën prej 241.6 milionë euro, ndërsa importet shënuan rritje vjetore prej 13.4 për qind dhe arritën vlerën prej 1.76 miliardë euro.
Efekti i rritjes së eksporteve vazhdon të zbehet nga rritja e importeve për sa i përket ndikimit në vlerën e bilancit tregtar, duke pasur parasysh se importet janë rreth shtatë herë më të larta se sa eksportet, raporton Telegraf.
Sipas të dhënave të BQK-së, niveli i mbulueshmërisë së importeve me eksporte në tremujorin e tretë të vitit 2011 ishte 13.7 për qind, një nivel i ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Struktura e eksporteve të Kosovës vazhdon të dominohet nga metalet bazë, të cilat posedojnë një pjesëmarrje prej 62.1 për qind në gjithsej eksportet e Kosovës. Deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2011, eksporti i metaleve bazë shënoi rritje vjetore prej 11.3 për qind.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













