Kosova
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel
Mësohet se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas informatave, takimi zhvillohet në nivel të negociatorëve, por, siç është shprehur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, “asgjë në dialog nuk është teknike dhe gjithçka është thellësisht politike”.
Para takimit të përbashkët, dy delegacionet janë takuar ndaras me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Të martën, delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pasur pothuajse gjatë gjithë ditës bisedime me ekipin e Lajçakut, ndërsa ngjashëm me takime e ka nisur sot ditën edhe delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Në këto takime mësohet se palët raportojnë për pikëpamjet e tyre lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, si dhe për temat që duan të diskutohen në vazhdim të dialogut.
Bisedimet e sotme mes delegacioneve negociuese janë të parat në këtë nivel që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 15 qershor.
Një takim tjetër midis Kurtit dhe Vuçiqit pritet të zhvillohet para datës 25 korrik, por kjo nuk është saktësuar ende.
Lajçak ka paralajmëruar se në takimin e sotëm do të flitet për përgatitjet e takimit të ardhshëm Kurti-Vuçiq.
Delegacioni i Serbisë ka paralajmëruar se në tryezë të bisedimeve do ta paraqesë çështjen e moszbatimit të marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Për këtë, Serbia ka edhe mbështetjen e BE-së, e cila pret nga Kosova të dalë me propozim se si do ta zbatojë këtë marrëveshje.
Kurti ka thënë më herët se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik. \Rel
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











