Lajme
Dell i ashpër, thotë se asgjë s’po bëhet për të luftuar korrupsionin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell në ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të suksesshëm të Institutit Gjyqësor të Kosovës për gjyqtarë dhe prokurorë ka akuzuar spektrin politik në vend se nuk po bënë asgjë për ta luftuar korrupsionin.
‘Qëndrimi ndaj korrupsionit duhet të ndryshoj. Nuk mund të qëndrojë botëkuptimi se ‘Është korrupsion vetëm kur e bënë dikush tjetër’. Të gjithë anëtarët e partive politike bëjnë me gisht nga njëri tjetri duke thënë se ata janë të korruptuarit”, ka thënë ai.
Sipas tij, disa prej tyre që bëjnë me gisht janë po aq të gatshëm të mbushin kutitë e votimit, t’ua gjejnë anëtarëve të familjeve të tyre ndonjë vend të mirë pune në Qeveri dhe t’ua mundësojnë miqve të tyre marrjen e kontratave të leverdishme afariste kur kjo gjë është në interesin e tyre. “Më lejoni të jem i qartë nuk po përjashtoj asnjë parti nga ky pohim”, ka thënë Dell.
Sipas tij asnjë investitor i huaj nuk do të dëshironte që të investojë në një vend që sipas tij korrupsioni po bënë kërdi.
‘Në të vërtet nganjëherë dijenia për veprimtaritë korruptive mbahet me qëllim e fshehtë në mënyrë që kushdo që ta ketë informatë mund ta përdorë si ‘policë sigurimi’, një praktikë po aq e neveritshme”, është shprehur mes tjerash Dell.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











