Lajme
Dell mbështet Thaçin për 2013-në
Propozimit të kryeministrit Hashim Thaçi, që zgjedhjet presidenciale të mbahen më 2013, e jo më 2012, siç është precizuar me marrëveshjen e arritur muaj më parë ndërmjet Thaçit- Mustafës e Pacollit, i ka dhënë mbështetje edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christofer Dell.
Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, që në Kosovë njihet si njeriu më i fuqishëm, ka thënë se nuk është i informuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet disa subjekteve politike për kohën e mbajtjeve të zgjedhjeve presidenciale, ashtu siç kanë raportuar mediet rreth marrëveshjes ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Zëri.
Mirëpo, ai ka thënë se mbështet shtyrjen e afateve të mbajtjes së zgjedhjeve, në qoftë se kjo nevojitet për një proces të mirëfilltë zgjedhor.
Këto deklarata ai i ka bërë të hënën, gjatë një paraqitjeje para medieve, pas një takimi që ka pasur me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. “Unë ende nuk e di se a është arritur ndonjë marrëveshje apo është biseduar lidhur me këtë nga udhëheqësit politikë apo nga udhëheqësit e partive politike. Por nëse mendohet se nevojitet më shumë kohë që të merren me këtë çështje në mënyrë që të pasqyrohet vullneti i popullit, atëherë unë e mbështes dhe ma merr mendja që edhe kolegët e mi do ta mbështesin një gjë të tillë”, ka thënë ambasadori Dell.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












