Lajme
Dell: Qeveri me “duar të pastra”
"Në qeverinë e ardhshme duhet të emërohen njerëz kredibilë, të cilët do të punonin me nder dhe të cilët i kanë "duart e pastra"
Pas deklaratave të shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith, njëherësh përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, se pret që qeveria e ardhme të ketë ministra kredibilë, dhe që pjesë e saj të mos jenë zyrtarët që janë nën hetime, edhe ambasadori i SHBA-vë në Kosovë, Christopher Dell ka dal me deklarata të ngjashme.
Në një intervistë për Kohën Ditore, ambasadori Dell jep një sqarim të detajuar se cilët zyrtarë i kanë “duart e pastra”, e cilët duhet diskualifikuar nga qeverisja.
Sipas tij, të gjithë ata zyrtarë që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë ndonjë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së re.
“Situata e krijuar nga problemet zgjedhore mund të zgjidhet më parë nga një qeveri e mirë, se sa nga organizim i zgjedhjeve të reja”, ka thënë Dell në këtë intervistë, transmetoi KTV.
Ambasadori amerikan ka thënë se e di se të zgjedhurit në Kuvendin e ardhshëm do të kenë një pikëpyetje rreth legjitimitetit për shkak të mashtrimeve që kanë ndodhur në zgjedhje, por, sipas tij, në qeverinë e ardhshme duhet të emërohen njerëz kredibilë, të cilët do të punonin me nder dhe të cilët i kanë “duart e pastra”, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në institucione dhe të hiqen dilemat rreth legjitimitetit të tyre.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












