Lajme
Dëmet në lëkurë nga ekspozimi në diell
Numri i rasteve me kancer të lëkurës mund të dyfishohet në dhjetë vjetët e ardhshme kanë paralajmëruar dermatologët.
Kështu, kanë nisur shumë fushata paralajmërojnë për rreziqet e diellit që po bëhen gjithnjë e më të shumta dhe marrëdhënia jonë me ultra-ekspozimin ndaj diellit po ndryshon, shkruan RTS.
“Le të imagjinojmë që i gjithë brezi nga zero deri në njëzet vjeç është i mbrojtur, do të duhet të presim derisa ata të jenë pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë vjeç për të ditur nëse këta njerëz kanë më pak kancer. Ka një hendek të madh midis momentit kur ne fillojmë parandalimin dhe momenti kur ndihet realisht ndikimi i tij”, thotë Olivier Gaide, kryemjeku në departamentin e dermatologjisë dhe venerologjisë në CHUV.
Australia është vendi që ka më së shumti raste të kancerit të lëkurës. Zvicra renditet e shtata në botë dhe e pesta në Evropë, sipas fondit ndërkombëtar kundër kancerit.
Është i dyti vetëm pas Zelandës së Re, Holandës dhe vendeve nordike. Kjo mund të duket e habitshme, përderisa Zvicra është më pak me diell sesa vende si Spanja apo Italia, përcjell albinfo.ch.
Sasia e UV-së në Zvicër në male është më e madhe se në Spanjë buzë detit, thotë Olivier Gaide.
“Zviceranët kalojnë shumë kohë në diell. Mesdhetarët janë mësuar të qëndrojnë në shtëpi nga ora 11:00 deri në orën 15:00, ku hanë dhe bëjnë një festë. Ne jo. Kemi gjithashtu male të bukura me shëtitje të bukura. Mund të skijoni në rajone ku sasia e UV-së është më e madhe për shkak të lartësisë sesa në Spanjë, buzë detit”, shpjegon tutje dermatologia për RTS.
Mjeku kujton gjithashtu se burrat dhe gratë zvicerane udhëtojnë shumë. “Ne kemi fuqi të madhe blerëse që na lejon të shkojmë në Karaibe ose Maldive në dimër, kur lëkura jonë është shumë e bardhë dhe e papërgatitur. Dhe ne jemi të ekspozuar në atë kohë ndaj djegieve të mëdha nga dielli. Mund të jetë edhe një paragjykim në cilësinë e sistemit tonë shëndetësor, ku të gjitha kanceret e lëkurës diagnostikohen dhe renditen”, përcjell albinfo.ch.
Kjo shkallë e lartë e kancerit të lëkurës mund të shpjegohet edhe me plakjen e popullsisë. Zvicra është një nga vendet në botë me jetëgjatësinë më të gjatë, së bashku me Norvegjinë dhe Japoninë. Dhe ndryshe nga Japonia ku kulti i lëkurës së hapur ekziston ende, nxirja e verës nuk është ende krejtësisht jashtë modës në Zvicër, pavarësisht fushatave parandaluese.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre













