CH-Ballkani
“Demos”-i zviceran ndriçon vendkalimet për këmbësorë, parandalohen aksidentet
“Prej vendosjes së ndriçimit nuk kemi pasur asnjë aksident të lajmëruar në vendkalimet për këmbësorë gjatë natës. Për këtë arsye shumë shpejtë do të vendosim ndriçim të tillë në edhe plotë lokacione tjera”, ka thënë Shpend Ahmeti
Komuna e Prishtinës dhe Demosi zviceran po vazhdojnë bashkëpunimin, raporton albinfo.ch.
Kësaj radhe kanë bërë ndriçimin e 16 vendkalimeve për këmbësorë, ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Vendkalimet e këmbësorëve shpeshherë ishin fatale edhe për jetën e njerëzve. Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Demosin Zviceran ka bërë ndriçimin e 16 vendkalimeve për këmbësorë. Prej vendosjes së ndriçimit nuk kemi pasur asnjë aksident të lajmëruar në vendkalimet për këmbësorë gjatë natës. Për këtë arsye shumë shpejtë do të vendosim ndriçim të tillë në edhe plotë lokacione tjera. Projekte si kjo janë të vogla në dukje, por shumë të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












