Zhvillim
DEMOS ndihmon komunat në evidentim të hapësirave publike
: Aplikacioni Q GIS i mundëson zyrtarëve komunal krijimin e bazës së të dhënave në të gjitha fushat, evidentimin dhe digjitalizimin e të dhënave lidhur me hapësirat e hapura publike, planifikimin, mirëmbajtjen dhe mbikqyrjen e këtyre hapësirave.
Komunat në Kosovë në vazhdimësi kanë hasur në pengesa gjatë realizimit të projekteve të tyre, për shkak të uzurpimit të hapësirave të hapura publike[1] dhe mungesës së një databaze me të dhëna të sakta për këto prona. Gjithashtu komunat kanë pasur vështirësi në planifikim dhe menaxhim të kompanive të kontraktuara për ofrimin e shërbimeve komunale.
I financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Kosovë dhe implementuar nga organizata HELVETAS, projekti për decentralizim dhe përkrahje të komunave (DEMOS) ka ndihmuar komunat në evidentimin e pronave të paluajtshme komunale duke u bazuar në informatat nga kadastri komunal si dhe verifikimi i këtyre pronave në terren. Verifikimit është përfunduar në komunat e Prishtinës, Gjakovës, Rahovecit, Shtimes, Lipjanit, Vitisë, Kaçanikut, Novobërdës, Graçanicës dhe Pejës. Për këtë proces rreth 100 studentë janë aftësuar që ta shfrytëzojnë Sistemin Gjeografik të Informacionit (GIS) të cilët më pas kanë bërë evidentimin e pronave në këto komuna.
Duke e shfrytëzuar këtë sistem, vetëm në komunën e Prishtinës janë evidentuar mbi 2996 hektarë si pronë komunale.
Në vazhdim zyrtarët komunal janë aftësuarpër inventarizim edhe të hapësirave të hapura publike dhe menaxhimit më efikas të tyre.
Kjo ka mundësuar komunave shfrytëzimin e aplikacionit QGIS për planifikim dhe menaxhim më të mirë të kompanive për mirëmbajtje të hapësirave publike si dhe ka mundësuar përmirësim të kualitetit të shërbimit dhe zvogëlim të kostos së shërbimit.
“Nëpërmes këtij aplikacioni, zyrtarët komunalë shumë më shpejt dhe në mënyrë më efikase arrijnë të kryejnë punët e tyre, si: evidentimin e hapësirave të hapura publike, evidentimin e objekteve tjera me interes si dhe nxjerrjen e raporteve të ndryshme si ato për sipërfaqet e hapësirave të gjelbra, gjatësinë e rrugëve, trotuareve, kanalizimeve, gjatësinë e rrugëve të ndriçuara etj”, ka thënë Lulaj.
Në kuadër të bashkëpunimit me DEMOS, komuna ka bërë inventarizimin e hapësirave të hapura publike për 8 lagje të qytetit të Prishtinës, si dhe ka pergatitur 8 plane të mirëmbajtjes së këtyre hapësirave. Sipas zyrtarëve komunalë, tashmë pritet sanimi më i shpejtë i gjendjes së hapësirave të dëmtuara publike si parqet apo këndet e lojërave si dhe zgjidhja më efikase e problemeve që ndërlidhen me hapësirat publike.
“Aplikacioni Q GIS i mundëson zyrtarëve komunalë identifikimin, mbikqyrjen dhe realizmin e projekteve të ndryshme”, ka shpjeguar drejtori i urbanizmit në komunën e Prishtinës, Ardian Olluri.
Kërkesa për shërbime, produkte dhe njohuri që kanë të bëjnë me teknologjitë e reja është në rritje. Për një administratë komunale efikase, një sistem informativ komunal i integruar me GIS është bërë i domosdoshëm për një planifikim adekuat, menaxhim dhe monitorim të duhur, dhe për të siguruar shërbime cilësore për qytetarët.
[1] Termi “hapësirë e hapur publike” i referohet një zone apo vendi që është i hapur dhe në të cilin kanë qasje të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjinia, raca, etnia, mosha apo niveli socio-ekonomik. Ka hapësira të hapura publike me qëllim tubimi si sheshet apo parqet apo hapësira ndërlidhëse siç janë trotoaret dhe rrugët.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse















