Bota
Dënime qesharake për çiftin që la foshnjen “të shkrumohej” në diell
Një çift i ri nga Vorarlbergi në Austri është dënuar, pasi kishin lënë një foshnjë në makinë dhe ka shkuar të flejë, por me pasoja fatale.
Incidenti tragjik kishte ndodhur në gushtin e vitit të kaluar, në rrethin Bludenz. Nëna 17-vjeçare e foshnjes dhe miku i saj 20-vjeçar ishin kthyer në shtëpi pasdite, nga një vizite në Steiermark.
Para apartamentit të tyre, ata e kanë parkuar veturën e tyre nën hije, ndërsa foshnjen 20-muajshe e kanë lënë në veturë.
Për të mos e zgjuar nga gjumi, ata e lanë të flejë rëndë për një çerek apo gjysmë ore që më pastaj, gjatë sjelljes në banesë, të mos ia prishin gjumin.
Por, sapo hyri në apartament, çifti është shtrirë dhe e ka zënë gjumi. Rreth pesë orë më vonë, pasi zgjohen e kuptojnë se fëmija ka vdekur.
Dielli sërish e kishte kapluar veturën dhe kishte ngrohur veturën për orë të tëra, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.
E gjithë kjo ka ndodhur përkundër faktit se një xham ka qenë i hapur.
Të martën, çifti i ri është paraqitur në gjykatë. Miku i nënës së foshnjes ndjehet moralisht fajtor, ka pohuar para trupit gjykues, shkruan “vol.at”. Edhe pse personi nuk është babai biologjik i fëmijës, ai e trajtoi atë si të vetin. Ai, nëna dhe babai biologjik janë përkujdesur psikikisht nga një ekip përkatës mjekësor.
Gjykata e dënoi nënën e foshnjes me katër muaj burgim me kusht dhe një gjobë prej 1.000 eurosh, mikun e saj me pesë muaj me kusht dhe 3.600 euro.
“Ata që janë duke bërtitur për një dënim më të lartë, duhet të mendojnë nëse kanë qenë me fat nëse edhe ata kanë pasur ndonjë moment kur nuk i kanë kushtuar vëmendje fëmijës së tyre”, ka deklaruar gjykatësi në adresë të atyre qytetarëve, të cilëve gjykimi me sa duket iu është dukur shumë i butë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













