Kosova
Dënimi i UEFA-s për Kosovën, ja si do të ndikojë në ndeshjet e ardhshme
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka mësuar dënimin e fundit nga UEFA. Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA, ka vendosur të dënojë FFK-në me 13 mijë e 250 euro.
UEFA ka publikuar në faqen e saj vendimet e marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës. Me 10 mijë euro FFK është dënuar për pushtim të fushës në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Lituanisë e luajtur më 18 nëntor në Prishtinë.
Ndërkohë me 3 mijë e 250 euro UEFA e ka dënuar FFK-në për ndezje të fishekzjarrëve nga ‘Dardanët’, ndërsa Muharrem Jasharin e ka suspenduar me dy ndeshje.
Mesfushori dardan Muharrem Jashari ishte përjashtuar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër dhe nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme që Kosova i zhvillon ndaj Islandës në maj të vitit 2025.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare... -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg










