Shkurt.ch
Dënohen denoncueset e abuzimeve sociale
Katër vite më parë dy nëpunëset ia kishin dhënë gazetës "Weltwoche" aktet e brendshme të departamentit social të Cyrihut
Dy ish nëpunëset e Entit për punë sociale të Cyrihut, të cilat janë ankuar në Gjykatën Federale, kanë marrë përgjigje negative nga shkalla më e lartë e gjyqësisë.
Ankesa e tyre ka pasur të bëjë me përjashtimin e tyre nga puna për shkelje të detyrimit për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare. Gjyqi Federal ka vërtetuar dënimin që atyre ua pati shqiptuar Gjykata e Lartë e Cyrihut. Me këtë rast, atyre u shqiptohet dënimi me gjobë me kusht.
Katër vite më parë dy nëpunëset, Esther Wyler und Margrit Zopfi, të ashtuquajtura “Whistleblower” (denoncuese), ia kishin dhënë aktet e brendshme të departamentit social të Cyrihut në dispozicion gazetës “Weltwoche”. Përmes kësaj ato kishin ngjallur një debat të ashpër në opinion lidhur me keqpërdorimet e ndihmave sociale.
Për veprimin e tyre, dy gratë nga Cyrihu madje ishin vlerësuar nga revista “Beobachter” për kurajë civile.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Zvicër
Autostradat zvicerane drejt zgjerimit, planet e qeverisë kundër kolonave -
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër














