Shkurt.ch
Dënohen vëlla e motër, mbështetës të SHI-sit
Një gjykatë e qarkut në Zvicër ka dhënë dënime të pezulluara për dy adoleshentë që u bashkuan me një grup militant islamik në Siri, përcjell albinfo.ch.
Të dy të pandehurit, vëlla e motër, 16 dhe 15 vjeç, u gjetën fajtorë për ndarjen dhe miratimin e pikëpamjeve të grupit të Shtetit Islamik kur u nisën për në Siri në vitin 2014, sipas gjyqtarëve.
Gjykata hodhi poshtë rrethanat potencialisht lehtësuese, pasi të rinjtë ishin plotësisht të vetëdijshëm për atë që po bënin. Ata gjithashtu po përpiqeshin t’i inkurajonin të tjerët të bashkoheshin me ta, thanë gjykatësit. Por, ata nuk ishin të përfshirë në luftime, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët thonë se vendimi – 10 dhe 11 muaj burgim, i pezulluar gjatë një viti – konsiderohet i ashpër, por i shkurtër nga dënimi maksimal katërvjeçar që një gjykatë për të mitur mund të shpallë.
Aktgjykimi i cili u njoftua të mërkurën është subjekt i ankesës.
Seancat gjyqësore në Winterthur u zhvilluan dhjetorin e kaluar, pjesërisht pas dyerve të mbyllura. Të dy të pandehurit refuzuan të përgjigjen në shumicën e pyetjeve, sipas kryetarit të trupit gjykues, përcjell albinfo.ch.
Të rinjtë u arrestuan kur mbërritën në Zvicër në dhjetor 2015, pasi nëna e tyre i bindi ata të ktheheshin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













