Bota
Dënohet me 8 vjet burg për zjarrvënie në kampin e azilit
Bashkëkryesi i tij është dënuar me shtatë vjet burg, ndërsa një femër 24 vjeçe e cila i kishte drejtuar dy personat drejt kampit ka marrë dënimin prej 4 vjet e gjysmë
Tetë vjet burg i ka marrë fajtori kryesor për një zjarrvënie në një kamp azili në Gjermani. Këtë dënim shembullor e ka shqiptuar të mërkurën Gjykata e Landit në Hanover ndaj zjarrvënësit 31 vjeçar, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.
Dënimi është për tentim vrasje dhe për vënie të qëllimshme të zjarrit, transmeton albinfo.ch. Personi i përmendur ka gjuajtur në drejtim të kampit një objekt ndezës.
Bashkëkryesi i tij, një person 25 vjeçar ësshtë dënuar me shtatë vjet burg, ndërsa një femër 24 vjeçe e cila i kishte drejtuar dy personat drejt kampit (të dy në gjendje të dehur) ka marrë dënimin prej 4 vjet e gjysmë.
Zjarrvënia kishte ndodhur më 28 gusht, kur personat tashmë të dënuar kishin hedhur një objekt ndezës në dritaren e dhomës së banimit të një qendre azili. Vetëm fakti se fëmija që banonte aty atë natë kishte shkuar të flinte me të ëmën në një dhome tjetër, kishte bërë që ai të shpëtonte nga vdekja e sigurt.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?













