Tematike
Dënohet prindërit brutalë: 16.5 vjet burg për babain kosovar dhe 12 vjet për nënën zvicerane
Prokurori kishte kërkuar 13 vjet burg për gruan dhe 15 vjet për ish-burrin e saj. Ndër të tjera për shkak të dëmtimit të rëndë trupor dhe privimit të lirisë
Pesë fëmijët e tyre janë detyruar të hanin të vjellat e tyre, të qëndronin në bodrum për ditë me radhë dhe të vuanin sistematikisht nga uria. Këto dhe detaje tjera të tmerrshme mund të lexohen në aktakuzën prej 22 faqesh të Prokurorisë Publike të Cyrihut.
Gruaja zvicerane 48 vjeçe dhe ish-burri i saj 49 vjeçar nga Kosova kanë fajësuar njëri-tjetrin në sesionet gjyqësore të mbajtura nga mesi i gushtit në Gjykatën e Qarkut në Cyrih, ka shkruar albinfo.ch.
Ndërkaq vendimi gjyqësor u mor sot, të enjten: Gruaja dënohet me burg për 12 vjet ndërsa burri, me 16.5 vjet. Të pandehurit e pranuan vendimin pa ndonjë emocion të dukshëm.
Prokurori kishte kërkuar 13 vjet burg për gruan dhe 15 vjet për ish-burrin e saj. Ndër të tjera për shkak të dëmtimit të rëndë trupor dhe privimit të lirisë. Kosovari akuzohet gjithashtu se ka abuzuar seksualisht me njërën nga vajzat e tij çdo disa ditë për vite me radhë. Dhe ai ka ngufatur gruan e tij duke e lënë pa ndjenja.
Ata gjithashtu thuhet se kanë kequshqyer qëllimisht dhe i kanë lënë të uritur fëmijët. Burri dhe gruaja, gjithashtu sipas akuzës, kanë keqtrajtuar edhe fëmijët e tjerë. Ata kanë pasur 7 fëmijë.
“Fëmijët ishin të ekspozuar ndaj një regjimi të vërtetë torturash dhe terrori” është shprehur prokurori ditën e parë të gjykimit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut në Cyrih. Provat e plota dhe pa boshllëqe, duhet të çojnë në një dënim të lartë për të dy prindërit.
Deklaratat e bëra nga fëmijët janë të besueshme, të qëndrueshme dhe përputhen me njëra-tjetrën, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, ka deklarata inkriminuese edhe nga mësuesit, fqinjët, një kujdestar, pastaj ekzaminime mjekësore inkriminuese dhe raporte të ndryshme të rrezikut të bëra për autoritetet.
Deklarata e babait se ai nuk kishte vërejtur asgjë me vite, nuk mund të ishte e vërtetë. Ai kishte deklaruar se punonte “erre e terr” për të mbajtur gtruan dhe shtatë fëmijët” dhe kështu nuk kishte mundur të shihte se si e shoqja i torturonte fëmijët. Një fqinj, për shembull, kishte vënë re gjatë një vizite se fëmijët po mbaheshin në një bodrum. Prandaj, sipas tij, vetë babai i keqtrajtonte fëmijët me qëllim.
Deklarata e gruas se ishte vetëm burri ai që kishte kryer abuzimin është gjithashtu e pasaktë. Ajo gjithashtu ka kryer edhe vetë abuzimin më të rëndë. Ndërsa deklarata se ajo nuk guxonte të ndërmarrë masa ndaj burrit të saj peshon pak.
“Të dy janë njësoj përgjegjës”
“Të dy janë po aq përgjegjës për keqtrajtimin”, ka qenë përfundimi i prokurorit. Të dy kanë abuzuar dhe aprovuar abuzimet e kryera nga tjetri.
Dy fëmijët më të abuzuar janë pranuar në një shtëpi kujdestarie të fëmijëve nga autoritetet. Ata idhin të dëmtuar rëndë. Kur ishin mbi dhjetë vjeç, ata flisnin me vështirësi
Ndërkohë ata kanë bërë përparime të mëdha falë punës intensive. Sipas prokurorit, megjithatë, ata nuk kanë qenë në gjendje të kompensojnë deficitin e tyre të konsiderueshëm të zhvillimit, përcjell albinfo.ch. Si të rritur të rinj, ata të dy marrin prej disa vitesh pension IV.
Prokurori kërkon që të dy të pandehurit të deklarohen fajtorë për të gjitha akuzat. Të dy akuzohen për dëmtime të rënda trupore dhe privim të shumëfishtë të lirisë. Babai gjithashtu akuzohet për sulme seksuale mbi fëmijë, për shtrëngim seksual dhe për rrezikim jete.
Si babai ashtu edhe nëna kishin deklaruar veten të pafajshëm për të gjitha akuzat. Ata fajësonin njëri-tjetrin për veprat mizore të kryera.
Sipas aktakuzës, nëna u ka kërkuar fëmijëve të hanë të vjellat e tyre. Ajo kishte shtyrë kokën e vajzës drejt të vjellave të saj, transmeton albinfo.ch. Djalin madje e kishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij. Në një rast, fëmijët ishin detyruar të vinin pelenat e tyre të lagura me urinë në kokë dhe të qëndronin ashtu të heshtur, nga mëngjesi deri natën, përcjell albinfo.ch. Babai i kishte shtyrë njëherë vajzës kokën në tualet dhe e kishte lëshuar ujin.
Shuplakat dhe goditjet me shkop bambusi ishin të rregullta. Aq sa edhe mësuesit në shkollë kishin vënë re njolla, shenja goditjesh te fëmijët. Sipas aktakuzës, babai ka goditur fëmijët dhe i ka tërhequr për flokësh pothuajse çdo ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër













