E-Diaspora
Dënohet shqiptari për vrasjen e ish-policit
“Kërkoj falje për veprën e kryer. Unë kam ardhur në Itali për të dalë në gjyq dhe të dënohem për veprimet e mia”, deklaroi ai
Florind Marini është dënuar me 16 vjet burg, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e ish-policit italian, Canozzi Ugo, 82-vjeç, raporton albinfo.ch.
26-vjeçari ishte pjesë e një bande grabitësish shqiptarë, ndërsa u futën për të vjedhur në banesën e ish-policit.
Sipas autoriteteve italiane, Florind Marini në bashkëpunim me dy shqiptarët e tjerë Lorenc Marini dhe Besnik Metushi, tashmë të dënuar, pasi lidhën këmbë e duar ish-policin, i shkaktuan vdekjen nga asfiksia duke i vënë sipër mbi fytyrë një jastëk.
Vrasja ndodhi më 15 janar të vitit 2013, ndërsa shqiptarët morën disa bizhuteri dhe qindra euro. Shqiptari ka kërkuar falje, por kot. “Kërkoj falje për veprën e kryer. Unë kam ardhur në Itali për të dalë në gjyq dhe të dënohem për veprimet e mia”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











