Lajme
Deportimi i sirianëve kriminelë: A po shkon Evropa drejt dëbimeve masive?
Për herë të parë që nga shpërthimi i luftës civile në Siri në vitet 2011–2012, Gjermania ka deportuar një shtetas sirian të dënuar për vepra penale, duke e kthyer atë në Damask. Ky vendim ka rihapur debatin për politikën e dëbimeve në Evropë dhe ka nxitur reagime edhe në Zvicër.
Në Zvicër, disa përfaqësues politikë, veçanërisht nga SVP-ja, po kërkojnë që qeveria federale të ndjekë shembullin e Berlinit. Ata i bëjnë thirrje këshilltarit federal përgjegjës për çështjet e migracionit, Beat Jans, të ndërmarrë masa më të ashpra ndaj azilkërkuesve që kanë kryer vepra penale. Në anën tjetër, Partia Socialdemokrate dhe organizata për ndihmë ndaj refugjatëve kundërshtojnë riatdhesimet e detyruara në Siri, duke theksuar se situata e sigurisë në vend mbetet problematike.
Vlerësimi i ekspertëve
Eksperti i migracionit Benjamin Schraven vlerëson se nuk priten dëbime masive të sirianëve në të ardhmen e afërt. Sipas tij, deportimet do të përqendrohen kryesisht te personat e dënuar për krime të rënda.
“Nuk presim dëbime në shkallë dhjetëra mijërash. Presioni politik do të mbetet i lartë, por masat do të jenë selektive”, thekson Schraven.
Ai shton se edhe pas ndryshimeve politike në Siri, vendi vazhdon të përballet me pasiguri, probleme serioze ekonomike dhe infrastrukturë të shkatërruar, çka e bën të vështirë realizimin e deportimeve në shkallë të gjerë.
Efekti në Evropë dhe Zvicër
Sipas ekspertit, vendimi i Gjermanisë mund të ketë efekt sinjalizues edhe për shtete të tjera evropiane, përfshirë Zvicrën. Megjithatë, për shkak të kornizës së rreptë ligjore dhe detyrimeve ndërkombëtare, çdo ndryshim do të jetë gradual.
Aktualisht, në Gjermani jetojnë rreth një milion shtetas sirianë, ndërsa në Zvicër afro 30 mijë. Një pjesë e tyre tashmë janë natyralizuar dhe nuk mund të dëbohen. Për këtë arsye, Schraven vlerëson se edhe nëse deportimet lejohen më gjerësisht, ato nuk do të sjellin ndonjë lehtësim të ndjeshëm për sistemin e azilit, transmeton albinfo.ch.
Trend më i gjerë i politikave kufizuese
Ekspertët vërejnë se deportimi i fundit përputhet me një trend më të gjerë evropian drejt politikave më të ashpra të migracionit, përfshirë përshpejtimin e procedurave të azilit dhe rritjen e numrit të kthimeve. Presioni politik dhe shoqëror për masa më të rrepta pritet të vazhdojë, veçanërisht pas ndryshimeve politike në Damask.
Megjithatë, Schraven thekson se, ndryshe nga SHBA-ja, ku po zbatohen masa shumë të ashpra ndaj migrantëve pa dokumente, në Evropë rezistenca shoqërore ndaj politikave të tilla mbetet më e fortë.
Sipas ekspertit, çdo rast duhet të shqyrtohet individualisht, duke balancuar sigurinë publike me detyrimet humanitare dhe ligjore. Deportimi i personave që kanë kryer vepra penale mbetet i mundur vetëm nëse siguria në vendin e origjinës mund të garantohet.
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve Sigurimi privat i pensionit përmes shtyllës së tretë mbetet një nga format më të përhapura të... -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025













