Lajme
Rriten depozitat bankare në Shqipëri gjatë pandemisë
Depozitat bankare në Shqipëri shkuan në 8.7 miliardë euro gjatë pandemisë
Pasiguritë e shtuara për shkak të pandemisë Covid-19 kanë bërë që shqiptarët të shtojnë kursimet, pasi depozitat kanë shënuar rritje edhe gjatë tetorit.
Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave arriti në 1.08 trilionë lekë apo 8.7 miliardë euro deri në fund të muajit të kaluar, nga 8.1 miliardë euro që ishte kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Kjo rritje e ndjeshme e depozitave vjen në një moment kur vendi prej gati 10 muajsh po përballet me një krizë ekonomike për shkak të koronavirusit. Në kushte të tilla, pikëpyetjet mbi vazhdimësinë e pandemisë kanë bërë që qytetarët dhe bizneset të kursejnë gjatë kësaj periudhe, raportin tcj, përcjell Albinfo.ch.
Kursimet në lekë janë zgjeruar ndjeshëm duke arritur në 497.5 miliardë lekë si rrjedhojë e depozitave pa afat kryesisht te individët, çka sinjalizon se qytetarët po priren të shpenzojnë gjithnjë e më pak e po zgjedhin “të kyçin” paratë e tyre në banka.
Pavarësisht se leku është monedha zyrtare e vendit, euro dominon kursimet e shqiptarëve, pasi sipas të dhënave të Bankës Qendrore, depozitat në valutë arritën në 4.7 miliardë euro deri në fund të muajit të kaluar. Megjithatë, ndryshe nga depozitat në lekë, ato në euro kanë shënuar një rritje minimale, ndikuar kryesisht nga kursimet pa afat të qytetarëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











