Lajme
Deputetes i ndalohet pjesëmarrja në seancë me maskë mbrojtëse
Kryetarja e Dhomës Nacionale të Parlamentit, Isabelle Moret ka ndaluar deputeten nga SVP Magdalena Martullo-Blocher të vendosë një maskë mbrojtëse në sallën e parlamentit
Koronavirusi tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë, edhe në Zvicër. Atmosfera që sjell kjo sëmundje me vete, së fundi është bartur edhe në parlamentin e vendit, shkruan albinfo.ch.
Kështu, që në fillimin e seancës së sotme parlamentare, koronavirusi u bë shkaktar i një mosmarrëveshjeje në sallë: Kryetarja e Dhomës Nacionale të Parlamentit, Isabelle Moret ka ndaluar deputeten nga SVP Magdalena Martullo-Blocher të vendosë një maskë mbrojtëse në sallën e parlamentit.
“Ajo më tha se duhej ta hiqja maskën,” ka deklaruar Martullo-Blocher për Keystone-SDA. Deputetja e qortuar më pas është larguar nga salla. Martullo-Blocher tha se ajo ende nuk kishte vendosur nëse do të kthehej në sallë pa maskë apo do të qëndronte larg debatit.
Deputetja thotë se nuk dëshironte të infektonte askënd. Sipas saj, disa anëtarë të këshillit ishin në rrezik, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, ekziston një rrezik i rritur i infeksionit në parlament, pasi që aty ulen shumë njerëz së bashku për një kohë të gjatë dhe afër njëri tjetrit. Ajo thotë se vendimi nuk ishte i drejtë. Kjo gjë gjithashtu ka të bëjë me lirinë personale, ka thënë deputetja.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












