Lajme
Deputetët debatojnë përdorimin e makinave nga punëtorët ndërkufitarë
Ata duhet të përdorin një automjet të ofruar nga punëdhënësi i tyre zviceran
Sipas rregullave aktuale, udhëtarët ndërkufitarë lejohen të lëvizin drejt dhe nga vendet e punës me automjetet e tyre të regjistruara jashtë vendit, por ata nuk mund të përdorin makinat e tyre personale për arsye profesionale, përcjell albinfo.ch.
Në vend të kësaj, ata duhet të përdorin një automjet të ofruar nga punëdhënësi i tyre zviceran.
Megjithatë, një mocion parlamentar, i mbështetur nga Këshilli Federal, kërkon ndryshime në këtë rregullore, me argumentin se kufizon mundësitë e punësimit për disa punëtorë.
Ky është rasti, për shembull, në sektorin e pastrimit, ku është zakon që punonjësit të shkojnë në vendin e punës direkt nga shtëpia, duke sjellë me vete materialin e nevojshëm.
Megjithatë, “për shkak të rregulloreve në fuqi, kjo mënyrë procedimi nuk lejohet për udhëtarët ndërkufitarë”, sipas deputetit Martin Schmid, i cili paraqiti mocionin që tani po debatohet në Parlament.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











