Shkurt.ch
Deputetët e djathtë kërkojnë që refugjatëve t`u konfiskohen telefonat mobilë
Ata kërkojnë që refugjatëve, me të ardhur në Zvicër, t`u konfiskohen telefonat mobilë! Përmes tyre mund të përcaktohet më lehtë prejardhja e refugjatëve, mendojnë politikanët në fjalë
Prejardhja ose përkatësia shtetërore e azilkërkuesve shpeshherë është e paqartë pasi që atyre ndodh t`u mungojnë dokumentet që do ta konfirmonin këtë. Dy deputetë nacionalë të partisë së djathtë SVP/UDC, Gregor Rutz dhe Peter Keller, kanë “zgjidhjen” për këtë problem, shkruan blick.ch. Ata kërkojnë që refugjatëve, me të ardhur në Zvicër, t`u konfiskohen telefonat mobilë! Përmes tyre mund të përcaktohet më lehtë prejardhja e refugjatëve, mendojnë dy politikanët në fjalë.
Vitin e kaluar në Zvicër kanë ardhur 20 mijë refugjatë pa sjellë me vete dokumente zyrtare, dhe kjo shifër është 80 për qind nga numri i përgjithshëm i refugjatëve.
“Telefonat mobilë, ndryshe nga dokumentet e identifikimit, humben tepër rrallë”, thotë Rutz, transmeton albinfo.ch. Prandaj masa që propozon ai dhe kolegu i tij mund të merret vetëm kur “identiteti i azilkërkuesit nuk mund të përcaktohet në asnjë mënyrë tjetër”.
Kjo kërkesë ka gjetur mbështetje edhe te përfaqësuesit e partive CVP/PDC dhe FDP/PLR në parlament, të cilët edhe e kanë nënshkruar atë. Nga ana tjetër, kritikët thonë se një konfiskim i tillë është shkelje e privatësisë.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












