Kosova
Deputetët e Parlamentit Evropian kërkojnë të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën
Së fundi është nënshkruar një letër nga deputetët e Parlamentit Evropian, përmes së cilës kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Ky lajm është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter, ku eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka bashkëngjitur edhe dokumentin me nënshkrimet e deputetëve.
“Së bashku me Viola von Cramon (raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian) dhe kolegët e tjerë kemi dërguar një letër te (kancelarja) Angela Merkel me kërkesen për të vendosur në agjendë të Presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështjen e tejzgjatur të liberalizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në postim.
Po ashtu, duhet theksuar se Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku dhe se deputetët shprehen se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tash i takon BE-së që të përmbushë pjesën e saj të obligimit.
“Ne po humbim kredibilitetin tonë kur një shtet i tretë e bën atë që ne kërkojmë nga ta, por nuk marrin avantazhin, të cilin ua kemi premtuar. Si mund të kërkojmë çfarëdo reforme tjetër nga një shtet në fqinjësinë tonë, kur ata nuk mund të jenë të sigurt se do të përfitojnë çfarëdo nga puna e tyre. Integrimi evropian nuk është domosdo opcioni i vetëm i shteteve në rajon. Ku do t’i çojë rruga e tyre nëse jo në BE?”, kanë shkruar këta deputetë.
Vlen të cekët se në mesin e tyre është edhe Raportuesja për Kosovën, gjermanja Viola von Cramon-Taubadel, nënkryetari i grupit socialist Tonino Piculla nga Kroacia si dhe deputetët nga të gjitha grupet më të rëndësishme në Parlamentin Evropian, shkruan Radioevropa e lirë.
“Ne e dimë se lëvizja e lirë është një prej përfitimeve më të prekshme të integrimit evropian dhe besojmë se qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e hyrjes në zonën e Schengenit pa pengesa. Jo pse ata kanë ndonjë të drejtë të veçantë, por për shkak se institucionet e tyre shtetërore e kanë bërë atë që ne kemi kërkuar nga ta. Ky është rasti juaj për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe ta sillni Kosovën më afër BE-së”, kanë shkruar këta deputetë.
Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së, e disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











