Kosova
Zhvillimet në veri të Kosovës: Çfarë kërkoi një deputet gjerman nga qeveria gjermane
Raportohet se zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të partisë së ekstremit të djathtë AfD-së në Bundestagun gjerman dhe deputeti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Petr Bystron, ka bërë një reagim rreth situatës në veri të Kosovës. Përgjatë ditëve të fundit, serbët lokalë të Leposaviqit, Zubin Potokot dhe Zveçanit kanë protestuar, ku kanë kërkuar lirimin e ndërtesave komunale atje si dhe largimin e policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ata kanë plagosur me mjete të ndryshme e të forta mbi 20 ushtarë të KFOR-it si dhe kanë sulmuar gazetarët dhe policët kosovarë.
Megjithatë, Bystron thotë se përshkallëzimi i dhunës në Kosovë tregon se “Kosova nuk bën pjesë në Këshillin e Evropës”. Sipas tij, rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet një fuçi baruti. Ai i ka bërë thirrje qeverisë gjermane t’i ndalojë aktivitetet e saja për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës.
“Përshkallëzimi i fundit i dhunës në Kosovë tregon: Kosova nuk bën pjesë në Këshillin e Evropës! Rajoni mbetet një fuçi baruti dhe nëse do ta pranonim atë në Këshillin e Evropës dhe BE-në, do t’i bartnim problemet e rajonit në institucionet tona dhe në këtë mënyrë do t’i destabilizonim ato. Grupi parlamentar i AfD-së i bën thirrje qeverisë federale që të ndalojë menjëherë aktivitetet e saj për të pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës”, thuhet në reagimi e tij.
Për zhvillimet në veri të Kosovës kanë reaguar vendet e QUINT-it, të cilat kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta shtensionojë situatën. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022. Kurse më 24 prill, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, pati njoftuar se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Ky këshill që u themelua më 1949, selinë e ka në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













