Kosova
Deputeti gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në 99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Parlamentin gjerman, duke rikujtuar ngjarjet tragjike në Kosovë në vitin 1999 dhe duke theksuar se mijëra njerëz u bënë viktima të masakrave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, përcjell albinfo.ch.
Gjatë fjalimit, Ahmetoviq kritikoi përdorimin e vazhdueshëm të narrativit se bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999 kanë krijuar një precedent. Ai theksoi se ky diskurs shpesh përdoret, madje edhe nga e djathta ekstreme, për të legjitimuar shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
“Sa herë që e përdorni këtë narrativ, harroni viktimat e Srebrenicës të vitit 1995, sepse atëherë nuk pati ndërhyrje humanitare. Sa herë që e përdorni këtë narrativ, harroni mbi të gjitha edhe viktimat në Kosovë. Shumë mijëra njerëz u bënë viktima të masakrave të Millosheviqit”, deklaroi Ahmetoviq.
Ai paralajmëroi se një qasje e tillë rrezikon të relativizojë luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës dhe shtoi se ndërhyrja humanitare e vitit 1999, e mbështetur edhe nga Bundestagu gjerman, ishte vendimtare për të parandaluar përsëritjen e një gjenocidi në Ballkanin Perëndimor.
Ahmetoviq akuzoi disa deputetë për mbrojtje të narrativëve që, sipas tij, janë kundër demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe mbrojtjen e figurave si Millosheviqi.
Për këtë qëndrim të qartë, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e falënderoi publikisht deputetin Ahmetoviq.
“Faleminderit, i dashur Adis, për qëndrimin tënd të qartë dhe fjalët e tua të drejtpërdrejta”, shkroi Ajeti në një postim.
E-Diaspora
-
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar Sukses akademik ndërkombëtar për Lirim Koraqin në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA -
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për të ngrënë jashtë... -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé













