Kosova
Deputeti gjerman, Westphal, mbështet Nismën
Nisma Socialdemokrate ka marr mbështetje të rëndësishme për zgjedhjet e 6 tetorit nga deputeti i Bundestagut Gjerman, Bernd Westphal, anëtar i SPD-së
Nisma Socialdemokrate ka marrë mbështetje të rëndësishme për zgjedhjet e 6 tetorit nga deputeti i Bundestagut Gjerman, Bernd Westphal, anëtar i SPD-së (Partisë Socialdemokrate Gjermane).
Kjo mbështetje i është konfirmuar Enver Sopjanit, i cili është këshilltar i kreut të Nismës, Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër të Kosovës.
Gjatë një takimi që Sopjani ka pasur me të, z. Westphal ka premtuar mbështetje të parezervë për Nismën Socialdemokrate si dhe ka shprehur gatishmëri për të nisur bashkëpunim mes dy partive tona si parti me orientim socialdemokrat, përcjell Albinfo.ch.
Ekonomia, energjia dhe shëndetësia, janë një nga sektorët më të rëndësishme për të cilat ka nevojë Kosova. Prandaj përkrahja e z. Westphal do të jetë shume e rëndësishme për Nismën dhe Kosovën në përgjithësi. Bernd Westphal është anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Energji dhe shef i grupit të SPD-së në këtë komision. Është anëtar edhe i Komisionit për Shëndetësi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











