Kosova
Deputeti shqiptar i Suedisë Adnan Dibrani pritet nga kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim deputetin e Parlamentit të Suedisë, me prejardhje nga Kosova, Adnan Dibrani dhe Arbër Gashin, aktualisht i përfshirë në qeverisje lokale në Suedi, në pritje të bëhet deputet në parlamentin suedez në rast të zgjedhjes së Adnan Dibranit në Parlamentin Evropian.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, në takimin u diskutua për zhvillimet aktuale dhe proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi, për arritjet në shumë fusha, si dhe për objektivat dhe sfidat që Kosova ka para vetes.
“Duke uruar deputetin Dibrani dhe kandidatin Gashi për arritjet e tyre në jetën politike e institucionale të Suedisë, kryetari Konjufca e konsideroi të një rëndësie të veçantë integrimin e bashkëkombasve tanë në jetën publike të vendeve të tjera, ku ata jetojnë dhe veprojnë.
Kreu i Kuvendit tha se rasti i deputetëve me prejardhje nga Kosova në Parlamentin e Suedisë dhe i veprimtarëve të tjerë politikë atje, është shembulli më i mirë i këtij integrimi, duke shërbyer njëkohësisht si urë lidhjeje midis vendit ku jetojnë dhe atij prej nga vijnë, përkatësisht Kosovës”, thuhet në njoftim .
Deputeti Dibrani dhe kandidati Gashi e njohën kryetarin Konjufca me punën dhe angazhimet e tyre në jetën politike të Suedisë dhe veprimtarinë parlamentare suedeze.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












