Kosova
Deputeti spanjoll që po bën thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Aitor Esteban, anëtar i Dhomës së Ulët në Kongresin e deputetëve spanjollë nga Partia Nacionaliste Baske, i bëri thirrje kryeministrit Pedro Sanchez që të njohë Kosovën.
Ai tha në seancën e së mërkurës se as Spanja nuk duhet të ketë frikë nga ndarjet e saj, sepse do të ndodhë “ajo që duhet të ndodhë”, duke iu referuar kërkesave ekzistuese për pavarësinë e Katalonjës dhe të Baskëve, transmeton Kosovapress, përcjell Albinfo.ch.
“Sa i përket Kosovës, dihet që tashmë ka pasur ndeshje futbolli”, ka thënë Esteban me rastin e ndeshjes së futbollit ndërmjet Kosovës dhe Spanjës në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”, e cila u pasua me polemika, pasi Spanja ende nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës.
Esteban akuzoi gjithashtu Serbinë se nuk flet për ndjekjen penale të krimeve të luftës.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










