Kosova
Deputeti zviceran gastronomëve shqiptarë në Zvicër: Pasuroni menynë tuaj së paku me një verë të kuqe nga Kosova
Kjo do të ishte një reklamë e mirë për të gjithë ju që jetoni këtu tha deputeti zviceran që kishte organizuar prezantimin e verërave shqiptare në afërsi të Cyrihut, në një shkollë vreshtarie në Wülflingen nën moton Verë dhe Punë.
Ende pa kaluar mirë muaji i parë i këtij viti, prodhuesit shqiptarë kanë prezantuar për të dytën herë në Zvicër disa nga llojet e verërave që bëhen në Kosovë e Shqipëri.
Fillimisht ishte Oda Ekonomike Zvicerane për Europën Qendrore që e kishte nisur me një apero degustuese për një fillimvit të suksesshëm dhe më pas ftesa për prezantim të verërave nga Kosova e Shqipëria kishte ardhur nga deputeti kantonal Claudio Schmid, Christoph Borer dhe jurisitin Orhan Spahiu.
Në të dyja rastet protagonistë kryesorë të sjelljes së verërave të Kosovës dhe më pas edhe të Shqiperisë për prezantim në Zvicër, kanë qenë miqtë zviceranë, të cilët kërkojnë të fusin verërat e Kosovës dhe Shqipërisë në tregun zviceran, shkruan albinfo.ch.
Në këtë mënyrë ata duan ta ndihmojnë Kosovën dhe Shqipërinë në uljen e papunësisë. Madje me shembuj konkret, duke ju kërkuar gastronomëve shqiptarë në Zvicër që të tregohen solidar dhe të fusin së paku një verë të kuqe dhe të bardhë në menynë e restoranteve të tyre të ushqimit.
„Arsyet pse ne mendojmë kështu, është se kemi me qindra e ndoshta me mijëra restorante që udhëhiqen nga komuniteti i juaj këtu në Zvicër. Unë njoh shumë gastronom aktiv dhe shumë të angazhuar nga komuniteti juaj nga të cilët pres që së paku një verë të kuqe dhe një të bardhë të kenë në ofertën e tyre prezantuese“, shprehet deputeti kantonal, Claudio Schmid.

Përmes kësaj forme ai kërkon të ndikojë në uljen e papunësisë në Kosovë.
„Tema sot është si të gjenerojmë vende pune në Kosovë dhe Shqipëri“, thotë Schmid mes tjerash duke kujtuar verën Amselfelder e cila ishte e mbjellur në Kosovë në më shumë se 9 mijë hektarë dhe në vitin 1980 eksportonte vetëm në Gjermani 40 milion litra verë.
„Shkaku që ne bëjmë këtë prezantim sot, ka të bëjë me numrin e lartë të papunësisë tek të rinjët në Kosovë dhe Shqipëri. Me këtë event sot, ndoshta ndikojmë që papunësie të ulët pak“, thotë deputeti Schmid.
Për rritjen e cilësisë së verës kosovare garanton profesori Rexhep Gashi, i cili i takon brezit të nëntë në familje që kultivonë rrushin në pjesën e Rahovecit nga ku nxjerrin në treg shtatë lloje të verërave me emrin Albatros Wine. “Kjo verë është bio, njëqind për qind natyrale e prodhuar në Prizren. Është brend i çertifikuar në Zvicër dhe në tërë botën”, tregon për albinfo.ch profesori i termodinamikës, Rexhep Gashi.
I bindur në cilësinë e mirë të verërave të Kosovës, ishte madje edhe deputeti nacional Alfred Heer. Për të, Kosova është një vend i mirë dhe ai mendon se ne duhet të tregohemi të aftë të prodhojmë verë më të mirë se Zvicra.

“Kosova megjithatë ka me shumë diell se Zvicra dhe jam i sigurt që kjo industri do të zhvillohet tutje. Unë kam qenë në Kosovë bashkë me presidentin tonë të odës ekonomike Zvicër-Kosovë, zotin Komani dhe kemi vizituar verërari të ndryshme ku jemi bindur më cilësinë e mire të punës së përgatitjes së verave që bëhet tek prodhuesit kosovarë. Jam i bindur që Kosova me numrin e lartë të të rinjëve ka një ardhmëri të mire, jo vetëm në prodhimin e verës, por edhe në sektorë tjerë”, u shpreh Heer duke plotësuar kolegun e tij Schmid se shumë shqiptarët çdo ditë e më tepër janë prezentë në gastronomi.
“Do të ishte mirë nëse do të tregonin pak solidaritet duke futur në menytë e tyre edhe verërat e Kosovës. Kjo do të ishte një reklamë e mirë për të gjitha ata që jetojnë në Zvicër”, tha Heer.
Këtij eventi i ka paraprirë një njohës dhe prodhues i verarëve në Zvicër që kishte vizituar para katër vjetësh Kosovën me mikun e tij shqiptar, juristin Orhan Spahiu.
“Me të kemi qenë disa herë në Kosovë dhe kemi parë që vërërat kanë potencial. Kështu kemi shikuar mundësinë e organizimit të një eventi deguestues ku do të prezantoheshin jo vetëm verërat e Kosovës, por edhe verërat e Shqipërisë“.
Megjithë shumëllojshmërinë e verërave të prezantuar, mungonin verërate e Bodrumit të Vjetër dhe Stone Castel
„Duhet thënë se ndonëse ka shumëllojshmëri të verërave për degustim këtu, nuk përfaqësohen të gjitha verërat e Kosovës. Mungon Stone Castel shkaku i një aksidenti dhe Bodrumi i Vjetër që nuk merr pjesë, u shpreh promotori i këtij eventi, Orhan Spahiu.
Vërërat kosovare që janë prezantuar në këtë degustim janë nga regjioni i Rahovecit dhe një nga Suhareka. Kurse nga Shqipëria kanë qenë 4 regjione të përfaqësuara nga shtatë që ka gjithsejt.







E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
















