Kosova
Deputeti zviceran: “Nuk ka konflikt Kosovë-Serbi, ka Vuçiq, Putin e fashistë serbë”
Deputeti zviceran, Cedric Wermuth, ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë.

“Ju lutem, mos thoni se “konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të përshkallëzohet””.
“Nuk ka asnjë konflikt “midis” dy palëve. Ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë”, ka shkruar Wermuth në Twitter.
Ndryshe, të dielën dhjetëra ultra-djathtistë serbë u mblodhën në anën serbe të vendkalimit kufitar, Jarinjë, që ndan Kosovën dhe Serbinë, sipas tyre për të shprehur mbështetje për popullin serb në Kosovë.
Protesta u përshkua me incidente, pasi protestuesit bënë përpjekje të thyejnë kordonin policor.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”













