Lajme
Deputetja gjermane: Stop negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE
Në fjalimin e saj, deputetja gjermane, Renata Alt, thotë se Bashkimi Evropian pas deklaratës së Aleksandar Vuçiqit gjatë seancës së betimit si president i Serbisë në lidhje me Kosovën, menjëherë duhet të ngrijë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE, transmeton albinfo.ch.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP), Renata Alt, deklaroi për DW-në se “Vuçiqi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithësesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiqi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe nuk po pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”.
Para disa ditësh Vuçiqi në një bisedë telefonike me presidetin rus, Vladimir Putin, ka rënë dakord që Serbia të vazhdojë të marrë edhe për tre vjet gaz nga Rusia. Putin dhe Vuçiq kanë ranë dakord gjatë telefonatës që të forcojnë partneritetin. Burimet ruse thonë se gjatë telefonatës Putini dhe Vuçiqi kanë biseduar edhe për gjendjen në Ukrainë dhe për Kosovën.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












