Të tjera
“Der Spiegel” paralajmëron për “ngjarje kërcënuese” në Ballkan
Revista e njohur gjermane ‘Der Spiegel’ shkruan se lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin më të brishtë të Ballkanit dhe mban lidhje të ngushta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Oligarku rus, Konstantin Mallofejev, udhëton rregullisht para zgjedhjeve në Republikën serbe të Bosnjës.
Sipas “Der Spiegel”, çfarë po ndodh në Ballkan, mund të ketë pasoja dramatike për Evropën.
“Rajoni nuk është para shpërthimit të luftës, por ngjarjet janë kërcënuese”, thekson “Der Spiegel”.
Revista gjermane kritikon ashpër Bashkimin Europian, duke akuzuar se faktikisht nuk është i pranishëm në Ballkan. BE-ja në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Kjo do t’i hakmerret BE-së. “Sepse së pari politika e jashtme e BE-së është përgjithmonë komplet jokredibile nëse as në Ballkan nuk mund të bëjë diçka, dhe atje toleron Rusinë dhe Kinën të veprojnë.
Fakti që BE nuk po u ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve.
Të shtunën, studiuesi i shkencave politike dhe analisti i Evropës Juglindore dhe çështjeve ndërkombëtare nga Sarajeva, Jasmin Mujanoviç, ka publikuar video, ku shihen forcat e policisë, siç i quan ai “paramilitare” të Republika Srpska, duke demonstruar forcë dhe parakalim nën një uniformë e cila përdoret nga njësitë elitare të policisë ose ushtrisë.
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, boshnjaku Mujanoviç, ka shkruar se është e qartë që Dodik-u po tregon vullnetin e tij politik për të nxitur konflikt, duke tentuar të shkëpusë Republia Srpska nga Bosnjë e Hercegovina.
Sipas tij, Dodik për ta realizuar këtë qëllim ka kërkuar armatim nga Rusia.
Ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka miratuar sjelljen, që BE e ka cilësuar “sjellje destruktive” të Millorad Dodik, duke thënë se “pozicioni ynë është shumë i ngujuar, i qartë, dhe hiç ambig”.
Këtë Vuçiç ia konfirmoi vetë Dodikut në takimin e së shtunës në Beograd, me ç ‘rast iu drejtua edhe BE-së dhe SHBA-së, të cilët kanë paralajmëruar sanksione dhe izolim politik të “Dodikut dhe shoqëruesve të tij”.
“Sanksionet”, tha Vuçiç, “do të sillnin vetëm atmosferë të nxehtë e nuk do t’i kontribuonin askujt. Do të sillnin vetëm efekt domino nga anë të ndryshme”.
“Serbia në asnjë mënyrë nuk u bashkëngjitet këtyre sanksioneve dhe s’do të ketë asnjë bllokadë në Drina sa të jem unë president”, tha ai.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?











