Lajme
Der Standard: Maqedonia, lamtumirë Evropës
Ivanov nuk është i gatshëm për t'i dhënë mandatin për të formuar një qeveri të Social Demokratit, Zoran Zaev, pasi të zgjidhet president i ri i Kuvendit. Me kërcënimet e tij, ai dhe partia e mbajti vendin në një loj shahu
“Diplomatët e shumtë evropianë po kërkojnë një zgjidhje për bllokimin në Maqedoni. Por, partia nacional-konservatore VMRO-DPMNE me ndihmën e shërbëtorit të saj, Ivanov, po qëndron në pushtet në kundërshtim me rregullat demokratike dhe vlerat evropiane. Por, miqtë autoritarë në Hungari dhe Poloni po vazhdojnë të japin mbështetje për regjimin në Shkup “, shkruan në një analizë të saj ekspertja e njohur austriake e Ballkanit Adelheid Wölfl.
Shkrimi është botuar në të përditshmen austriake «Der Standard», me titullin “Maqedonia i thotë lamtumirë Evropës “.
“(…) Ivanov nuk është i gatshëm për t’i dhënë mandatin për të formuar një qeveri të Social Demokratit, Zoran Zaev, pasi të zgjidhet president i ri i Kuvendit. Me kërcënimet e tij, ai dhe partia e mbajti vendin në një loj shahu. Shumë kanë frikën nga një konflikt i dhunshëm dhe tensione etnike duke përdorur propagandën e VMRO-së. “, përcjell albinfo.ch.
“Dështimi i përpjekjeve për të demokratizuar vendin e vogël ballkanik nga BE-në dhe SHBA-në ka pasoja rajonale. BE-ja po bëhet gjithnjë e më shumë një perspektivë e largët. Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në këtë rast kërcënojnë me tone nacionaliste për një ‘Shqipëri të Madhe’ “, shkruan Standardi austriak.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











