Lajme
Deri më sot janë adresuar 2,841 kërkesa për kthim në Kosovë shkaku i pandemisë
Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, përmes një postimi të bërë në Facebook ka folur mbi riatdhesimin e qytetarëve kosovarë.
Ajo ka treguar se deri më sot janë adresuar 2,841 kërkesa për kthim në vend, ndërsa deri tani janë riatdhesuar 1,482 krejt këto me organizim të Qeverisë.
Ky është postimi i saj i plotë:
Si duket disa persona e duan idenë e protagonizmit në kohë pandemie. Më e rëndësishmja e kësaj situate janë numrat dhe saktësisa e tyre. Mendoj që nuk është momenti të dezinformohet. Prandaj, më lejoni t’ ju informoj që deri më tani sipas udhëzimeve të Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ambasadat e Kosovës fillimisht kanë bërë thirrje publike për të gjithë qytetarët që janë ngujuar jashtë Kosovës për t’u lajmëruar në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, ata/ato të cilët/cilat kanë interesim të riatdhesohen në Kosovë.
Deri me sot janë adresuar 2,841 kërkesa për kthim në vend, ndërsa deri në këto momente janë kthyer rreth 1,482 qytetarë, të cilët janë riatdhesuar përmes organizimeve të Qeverisë, me rreth 10 fluturime, 4 autobusë dhe vetura private.
Pjesa tjetër në pritje do të kthehet në ditët në vijim. Ne kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët të cilët ende janë në pritje për kthim. Stafi i MPJD-së dhe diplomatët tanë janë duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim.
Çdo kritikë dhe sugjerim besoj që na ndihmon të përmirësohemi. Por, kërkoj që të jenë po aq zëra kritik e kërkues dhe njëherësh të gatshëm t’i ndihmojnë diasporës edhe për të drejtën e votës, pensionit, mësimit plotësues dhe për angazhimin e tyre në politikëbërje…
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41














