Lajme
Deri më tani, në Kosovë 2,227 persona janë shëruar nga koronavirusi
Në Kosovë u regjistruan të shtunën 71 të shëruar nga koronavirusi, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Bazuar në këto të dhëna, aktualisht në vend janë 2.227 persona që e kanë fituar betejën me sëmundjen.
“Sot, më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 4.715 raste me koronavirus.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












