Lajme
Deri në 800 metra arrin radha e pritjes në Aeroportin e Cyrihut
Fundjava ka kthyer pritjet e gjata në aeroportin e Cyrihut. Një qytetare ka raportuar për 20 minuten se radhët ishin aq të gjata sa policia nuk dinte si të vepronte, përcjellë albinfo.ch.
“Policja ishte totalisht e tronditur. Radha ishte të paktën 800 metra e gjatë. Gruaja në sportel ndoshta duhej të përpunonte rreth 2000 pasagjerë”, ka thënë ai, përcjellë albinfo.ch. Edhe pse kontrolli automatik i pasaportave ishte në funksion, njerëzit nga Zvicra dhe BE ishin qartësisht në pakicë. Dhe vetëm pasaportat nga këto shtete kanë të drejtë për kontroll të automatizuar të pasaportave, shkruan 20minuten.
Zakonisht pritjet shkaktohen në pikën e kontrollit të sigurisë së pasagjerëve, ndërkohë që qytetari ka thënë që kësaj radhe, pasi priti një orë arriti te marrë valixhen.
“Rripi transportues ishte i tejmbushur me valixhe. Disa nga bagazhet ishin vendosur mbi njëra-tjetrën. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, thotë ai, përcjellë albinfo.ch.
Problemi nuk është i ri, pasagjerët ankohen rregullisht për kohët e gjata të pritjes. Shkak për këtë është mungesa e stafit në policinë kantonale të Cyrihut, e cila është përgjegjëse për kontrollin e pasaportave, shkruan 20minuten.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran










