Maqedonia
Deri tani, dalja në zgjedhjet presidenciale në RMV është 26.35 për qind
Vendvotimet në gjithë vendin janë hapur kryesisht në kohë. Sipas njoftimeve të para të KSHZ-së, në terren ka pasur probleme më të vogla, kryesisht teknike. Ndërkohë sipas kreut të KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, dalja në votime deri në orën 13 ishte 26.35 për qind. Më shumë votues ka në Novaci, ndërsa më pak në Vrapçishtë, përcjell albinfo.ch.
“Jehona e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, deri në orën 13:00, sipas të dhënave të përpunuara deri më tani të KSHZ-së, është rreth 26,35%. Jehonë më të madhe deri në orën 13:00 ka në Novaci (42,87%), ndërsa më të ulët në Vrapçishtë (10,18%)”, tha kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, dita e zgjedhjeve për momentin po kalon qetë dhe pa probleme të mëdha.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse Panairi SheLeads 2026 bashkoi gra të suksesshme sipërmarrëse dhe themeluese nga industri të ndryshme, duke filluar... -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera












