Kosova
Derisa Policia e Kosovës kërkonte arrestimin e shqiptarit, ai ndodhej në një burg të Francës
Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
Raportohet se shqiptari tashmë ndodhet në një burg të Francës, dhe është tiktok-er i famshëm për ata që e përdorin këtë aplikacion.
Pra, ky i dyshuar, hyn me video-lidhje në Tik-tok nga burgu.
“Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
“Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar, mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij”, kështu tha sot Policia e Kosovës, kur e publikoi fotografinë e tij për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta kapur.
Gjithashtu, vlen të theksohet se Policia e Kosovës ka arrestuar një person, të njohur si “Valmir bossi”, i cili në rrjetin social TikTok ka publikuar video duke abuzuar seksualisht një të mitur, i lidhur në Tik-Tok me të dyshuarin e lartpërmendur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar pёr 48 orё.
“Pasi qё kemi vërejtur nё rrejtet sociale qarkullimin e njё video incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor Klinë menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme dhe ka identifikuar dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, tha Rugova.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











