Shkurt.ch
Deshi ta vriste zviceranin dhe pastaj ta hante!
Policët që kanë marrë pjesë në aksion kanë gjetur në çantën e dorasit tableta për narkotizim, një sharrë eshtrash si dhe biber të zi (!)
Një ngjarje bizare ka ndodhur këto ditë në një fshat të Sllovakisë. Një zviceran ka shpëtuar për një fije floku nga vdekja dhe nga shndërrimi në ushqim për sllovakun 43 vjeçar, me prirje kanibaliste. Zvicerani, i prezantuar si njeri që dëshironte t`ia merrte jetën vetes, kishte hyrë në kontakt me sllovakun përmes internetit dhe ishin marrë vesh që të shkonte te ai, për t`iu nënshtruar orgjisë së tij njeringrënëse. Kështu, kanibali, sipas marrëveshjes së bërë, do ta narkotizonte, mbyste me therje në zemër, copëtonte dhe në fund do ta hante “mikun” e tij nga Zvicra. Por, pak para takimit, “viktima” zvicerane ishte penduar dhe e ka njoftuar policinë në Zvicër, e cila pastaj ka informuar policët sllovakë. Kështu, policia dërgoi te kanibali një agjent të vetin ndërsa rreth vendit ku ishte caktuar takimi kishte dërguar policë snajperistë. Mirëpo, kur policia provon ta arrestojë, kanibali fillon të shtënat me armë, me ç`rast plagos rëndë një polic. Policët tjerë me të shtëna armësh e plagosin dhe e neutralizojnë atë. Policët që kanë marrë pjesë në aksion kanë gjetur në çantën e dorasit tableta për narkotizim, një sharrë eshtrash si dhe biber të zi (!)
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij












