Lajme
Dëshmitarët e mbrojtur të Gjykatës Speciale, jashtë vendit
Shumica e këtyre dëshmitarëve, siç thuhet në Kosovës, janë ish-luftëtarë të UÇK-së që do të deklarojnë kundër eprorëve të tyre në proceset e Gjykatës Speciale për krime të luftës
Shumë dëshmitarë të mbrojtur që pritet të jenë vendimtar në proceset gjyqësore kundër ish eprorëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë janë vendosur jashtë Kosovës, kryesisht në vendet e BE-së. Shumica nga ta, janë ish luftëtarë të UÇK-së që do të deklarojnë kundër eprorëve të tyre në proceset e Gjykatës Speciale.
Gjykata Speciale, e cila pritet të nis punën vitin e ardhshëm në Holandë dhe Prishtinë, do të trajtojë akuzat për krime lufte të cilat burojnë nga Raporti i senatorit zviceran Dick Marty. Gjykata, pritet të funksionalizohet pas një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës. Holandës dhe BE-së.
Sipas burimeve të Express, dëshmitarët kanë njohuri për krimet e luftës që kanë ndodhur gjatë vitit 1999-2000 në Kosovë. Po ashtu bëhet e ditur se tashmë komandantët janë në dijeni për dëshmitarët të cilët pritet të dëshmojnë me identitet të mbrojtur për krimet e luftës.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se aktakuzat e para kundër ish-eprorëve të UÇK-së pritet të ngritën në fillim të viti të ardhshëm, menjëherë pas fillimit të punës të Gjykatës Speciale. Nga aspekti ligjor Gjykata e ka infrastrukturën e gatshme, ndërsa kërkohet vetëm logjistika.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve











