Shkurt.ch
Dështimi me avionët “Gripen”, redukton buxhetin e ushtrisë
Zvogëlimi i buxhetit të ushtrisë për 800 milionë franga lidhet me heqjen nga rendi i ditës të blerjes së aeroplanëve luftarakë suedezë Gripen
Pasi që populli me referendum kundërshtoi blerjen e planifikuar të aeroplanëve luftarakë Gripen, ka ndryshuar edhe trendi i financimit të armatës. Kështu, Këshilli Federal ka vendosur që të shkurtojë për 800 milionë franga buxhetin e forcave të armatosura. Ky vendim është pritur në mënyra të ndryshme nga forcat e ndryshme politike të përfaqësuara në parlament.
Për partitë SVP/UDC dhe FDP/PLR ky vendim është në rregull por ato kritikojnë qeverinë përse paratë e kursyera kështu është vendosur t`u ndahen departamenteve tjera. Partitë ne fjalë do të dëshiron që këto para të përdoren për shlyerjen e borxheve. Nga ana tjetër, kryetari i CVP/PDC-së, Christophe Darbellay e kritikon këtë qëndrim të Këshillit Federal. Ai thotë se buxheti i armatës asnjëherë nuk ka qenë më i ulët se tash.
Partia Socialdemokrate (SP/PS) shprehet e kënaqur me shkurtimin e buxhetit për forcat e armatosura. Siç është shprehur një zëdhënës i kësaj partie, për sa kohë që detyrat e ushtrisë nuk marrin një përkufizim të ri, nuk dihet se për sa para kanë nevojë forcat e armatosura.
Zvogëlimi i buxhetit të ushtrisë për 800 milionë franga lidhet me heqjen nga rendi i ditës të blerjes së aeroplanëve luftarakë suedezë Gripen. Për këtë qëllim ishin planifikuar që, nga viti 2014 deri në vitin 2016 të shpenzoheshin afërsisht nga 300 milionë franga në vit, shkruan srf.ch. Sipas Departamentit të Mbrojtjes, është e pamundur që një shumë e tillë të ridestinohet në mënyrë të plotë në një afat të shkurtë.
Për këtë arsye, 800 milionë franga nga kjo shumë do t`u jepen në dispozicion departamenteve tjera, ndërsa parlamenti do të mund të vendosë se ku do të përdoren ato para konkretisht.
Këshilli Federal pritet të vendosë më vonë edhe lidhur me lartësinë e buxhetit të armatës për periudhën 2016-2018.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër













