Lajme
Dështimin e shitjes së PTK-së, Ministri Beqaj e vlerëson si sukses
Qeveria e Kosovës e kishte planifikuar shitjen e Postë-Telekomit brenda vitit 2011. Këtë plan qeveritar, Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk mundi ta realizonte.
Tenderi për shitjen e Postë-Telekomit u anulua pasi “Hrvatski Telekom” u tërhoq dhe mbeti në garë vetëm “Telecom Austria”. Rreth 1 milionë e 100 mijë euro u shpenzuan vetëm për konsulencë që iu paguan kompanisë “Telco AG”. Ministri Besim Beqaj këtë argument nuk e sheh si dështim, shkruan Koha Ditore.
“Vendimi për të mos u privatizuar PTK-ja ka ardhur për të shpëtuar këtë kompani publike”, ka thënë Beqaj për procesin e privatizimit të PTK-së, i cili planifikohet të kryhet gjatë vitit të ardhshëm.
Sipas tij, do të ishte dështim shitja e PTK-së me një çmim shumë të ulët e jo mosrealizimi i planit për shitje.
“Do të ishte dështim po ta kishim shitur me çmim të ulët, po të kishim bërë veprime që vështirë do të riparoheshin. Kemi marrë vendim të përgjegjshëm për të krijuar bazë më të mirë, për të pritur rrethanat e tregut më të mira”, ka thënë Beqaj, raporton Koha Ditore.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











