Lajme
Dështon edhe seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci tha para 61 deputetëve të pranishme, se në mungesë të deputetëve nga koalicioni PAN, seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë një ditë tjetër
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe në seancën e sotme konstituive që të zgjidhë kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët, pasi që në sallën e Kuvendit nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e koalicionit fitues PAN (Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma), për shkak të pakënaqësisë me kryesuesin e Kuvendit.
Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re, dhe Alternativës (LAA).
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci tha para 61 deputetëve të pranishme, se në mungesë të deputetëve nga koalicioni PAN, seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë një ditë tjetër.
Në një takim konsultativ, të mbajtur të mërkurën, përfaqësuesit e koalicionit PAN, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme konstituive, për siç kanë thënë, thirrjes arbitrare të saj nga ana e kryesuesit.
Për mosprezencën e deputetëve të koalicionit PAN, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufca, tha se ata të cilët janë duke i bojkotuar seancat e Kuvendit të Kosovës, duhet të japin përgjegjësi morale dhe politike. Ai tha se ata që po thonë se janë fitues të zgjedhjeve dhe që thonë se i kanë votat e mjaftueshme, nuk po vijnë në Kuvend për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
“Kjo është e papranueshme me standardet e demokracisë. Kjo është shkelje e rëndë e demokracisë, të mbahen peng institucionet për shkak të një emri dhe të bëhet sa më shumë kohë, që të takojë deputetë të caktuar në kafene, që me presion e shantazh t’i bindin ata për ta votuar një kryetar të papëlqyer të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ne e dënojmë këtë praktikë dhe kjo praktikë nuk duhet të zë vend në një shtete që i thotë vetes demokratik”, tha Konjufca, citon REL.
Konjufca ka ftuar PAN-in që të ndërpresë bojkotimin e seancës konstituive, dhe ta propozojë kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
“Rregullat e demokracisë thonë kështu kur nuk i ke votat dhe kur dëshiron t’i arrish ato, duhet të bësh kompromis. Kompromisin që ne po ua kërkojmë atyre është që të mos e qesin për kryetar të Kuvendit, (Kadri Veseli), një figurë që prej shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës është i papranueshëm”, tha Konjufca.
Kurse, Avdullah Hoti, deputet nga koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re, dhe Alternativës [LAA], tha se ata të cilët nuk po vijnë në seancë të Kuvendit, tregon më se miri se kush nuk është duke bllokuar proceset për krijimin e institucioneve të reja.
“Ftoj deputetët e koalicionit PAN të jenë të arsyeshëm, të jenë prezent në seancë, të japin propozimin e tyre. Të dëgjojmë vullnetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të lëvizim përpara në themelimin e institucioneve të vendit. Kemi humbur shumë kohë, është dashur edhe Kuvendi edhe Qeveria të jenë funksional për gati tash e dy muaj. Kjo e bënë të qartë kush është i përgjegjshëm në themelimin e këtyre institucioneve”, tha Hoti.
Koalicioni PAN po synon që të ketë 61 vota e më tepër, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për Qeverinë e re. Por, deri me tash ky koalicion nuk ka dëshmuar se ka numrin e mjaftueshëm të votave. Në përpjekje për të siguruar votat e mjaftueshme, kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Hardinaj ka pasur takim me kryetarin e partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka dhënë shenja se mund të lëvizë në drejti të PAN-it.
Sipas Kushtetutës, “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”. Në këtë rast, Partisë Demokratike të Kosovës i takon ta propozojë kandidatin për të parin e Kuvendit të Kosovës. Kadri Veseli, i cili është kryetari PDK-së, për Lëvizjen Vetëvendosje është kandidat i papranueshëm dhe siç janë deklaruar ata nuk do ta votojnë në asnjë rast.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












