Lajme
Dështon rekordi i pritur: Për targat “ZH 100” paguhen “vetëm” 226 000 franga
Një ofertë për 380,000 franga qe dorëzuar qysh të premten por ishte fshirë pastaj sepse ofertuesi nuk kishte aq të holla sa kishte ofruar
Të mërkurën në mbrëmje në orën 19:00 ka përfunduar ankandi i targave me numrin më të vogël të Cyrihut. Tashmë është e qartë se targat i ka fituar ofertuest me pseudonimin “mistermh”, i cili ka paguar 226,000 CHF, transmeton albinfo.ch.
Kështu, rekordi i çmimit të paguar për një targë makine është thyer vetëm në nivel kantonal por jo dhe në atë nacional, siç pritej Në qershor të këtij viti (2022), një persona ka paguar 194 mijë franga për “ZH 888″. Ndërsa targat “ZG 10” mbeten më të shtrenjtat në Zvicër, me 233,000 franga sa janë paguar për to në vitin 2018.
Një situatë konfuze ka mbretëruar në lidhje me ankandin në ditët e para të tij. Kjo pasi një ofertë për 380,000 franga qe dorëzuar qysh të premten në mbrëmje, por e cila u fshi pak kohë më vonë, shkruan srf.ch. Të gjitha ofertat e tjera mbi 218,800 franga u hoqën gjithashtu.
Arsyeja për fshirjen e përmendur, sipas Zyrës së Qarkullimit Rrugor është ajo se janë dorëzuar disa oferta që nuk mund të paguheshin pasi ofertuesit nuk kishin fare shuma të tilla të parave në kontot e tyre, transmeton albinfo.ch. Prandaj, autoritetet duhej të ndërprisnin ankandin dhe të bllokonin ofertuesit në fjalë.
Paraditen e së shtunës, zyra e qarkullimit rrugor ka riaktivizuar ankandin me terma dhe kushte të modifikuara. Zyra e trafikut rrugor zotohej se “do të kryente kontrolle të besueshmërisë sipas gjykimit të saj”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











